Pamje të frikshme: Qytetari kap momentin kur rrufeja godet në Drenas

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ishte mot me diell dhe i nxehtë, mirëpo në mbrëmje vendi u përfshi nga shiu, bubullima dhe rrufetë.


Zonat më të goditura nga stuhia e fuqishme ishin Peja, Prishtina, Drenasi si dhe rajoni i Llapit.

Në Drenas një qytetar ka xhiruar momentin kur rrufeja godet në tokë. Për një moment qielli zbardhet dhe flaka e rrufes vërehet shumë në video.

Sot moti do të jetë i qetë me diell dhe me vranësira të pakta. Në vise malore pritet që të ketë reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s./gazetametro.net

SHPËRNDAJE