Pamje të rralla nga beteja në Istog, raportimi i televizionit francez kur Vrella po digjej flakë

Mediat franceze kishin raportuar në kohën e luftës për betejat në Istog. 20 vite më parë, buzë bjeshkëve të Istogut forcat serbe kishin nisur ofenzivën ndaj popullatës civile.

Pavarësisht se nuk ishin aq shumë me numër dhe jo fuqishëm me artileri, UÇK-ja kishte tentuar rezistencën ku heroikisht ranë edhe shumë dëshmor.

Në pamjet e siguruara nga një televizion francez, shihen të plagosur gra e burra që po mjekoheshin nga mjekët vullnetarë.

Në mesin e të plagosurve shihen edhe Remzie Zeqiraj e cila sot është zëdhënës e FSK-së dhe Ramadan Dreshaj, ish udhëheqës në luftën çlitimtare, familjar i Gani Dreshajt, humanistit e politikanit kosovar.