Pamjet dramatike të momentit kur guri bie nga muri historik i Jeruzalemit dhe frikësoi një besimtare që po lutej

Autoritet e Jerusalemit kanë kufizuar qasjen në një prej vendeve më të shenjta të judaizmit këtë të hënë, pasi që një pjesë masive e një guri nga Muri Perëndimorë është shkëputur dhe ka rënë poshtë shumë pranë një besimtare, përcjellë GazetaBlic.

Majori, Nir Barkat me anë të një deklarate ka treguar që “guri, që peshonte 100 kilogram, ka rënë shumë pranë një gruaje e cila po lutej…por nuk e kishte goditur atë“.

……………………………………………………………………………………………………………..
Shqiptari shkon për kontrollë tek mjeku, por ia vjedh kuletën me plotë para
\
……………………………………………………………………………………………………………..

Ai e ka përshkruar faktin që askush nuk është lënduar si “një mrekulli”. Në deklaratë thuhet se Barkat ka vizituar vendin bashkë me inxhinierin e qytetit dhe zyrtarët e sigurisë të cilët këtë vend e shpallën si të rrezikshëm për t’u vizituar dhe e mbyllën atë për një inspektim të mëtejshëm.

Të dielën, me dhjetëra e mijëra adhurues hebrenj u rreshtuan në pjesën kryesore të Murit të Perëndimit të ndarë sipas gjinisë, për të kryer lutjet vjetore e ku mbanin zi për shembjen e tempujve të epokës biblike.
Incidenti i të hënës ka ndodhur në një pjesë të mirit që vizitohet më pak, e ku burrat dhe gratë lejohet t’i kryejnë lutjet së bashku e që është në kundërshtim me praktikën ortodokse hebraike. / © telegraph.co.uk

SHPËRNDAJE