Pamjet që po trullosin rrjetin, çfarë i ndodh djaloshit para pasqyrës

Pamjet paranormale nuk janë të rralla ose thjesht janë shtuar me rritjen e përdorimit të internetit nga çdo kënd i botës.

Së fundmi është shpërndarë një video që mund të themi se ka ngritur shumë polemika, por nuk janë të paktë njerëzit e tmerruar nga kjo pamje.

Një djalë i vogël qëndron para pasqyrës duke bërë disa lëvizje, por detaji që po tërbon komentuesit është se reflektimi në pasqyrë është në kundër-kohë me djalin.

Reflektimi i tij në pasqyrë largohet para se djali ta kryejë këtë veprim.

Videoja është postuar në Twitter nga një përdoruese me emrin Jolyn, Teksas, e cila shkruan:

“Sa më shumë që e shikoj këtë, aq më e çmendur bëhet!”

Dhe për këtë video janë duke folur më shumë se 180 mijë njerëz në këtë postim, i cili është parë nga rreth 4 milion persona. Ju si mendoni, çfarë është?/JOQ

SHPËRNDAJE