Pamjet spektakolare në protestën e opozitës!

Një spektakël i vërtetë është përshfaqur në protestën e opozitës, teksa mijëra qytetarë kanë ndezur dritat e celularëve duke bërë kështu që i gjithë bulevardi qendror i Tiranës të ndriçojë.

Basha i ka kërkuar protestuesve që t’i bashkohen në marshim drejt godinës së parlamentit, atje ku sipas tij qeveris një shumicë ilegjitime dhe një kuvend në shkeljë të kushtetutës. Protestuesit kanë nisur marshimin kësisoj dhe po i drejtohen kuvendit.

Pak minuta më parë, teksa Basha po fliste, një sërë protestuesisht kanë hedhur flakadanë, bojë dhe shashka në drejtim të godinës së kryeministrisë. Kjo ka bërë që policia të bëjë thirrje që qytetarët të mso godasin në të kundërt do të përgjigjeshin. Kjo thirrje ka sjellë një irritim nga ana e protestuesve të cilët kanë tentuar të heqin rrethimin e gardheve metalike të vëna nga policia.

Pas kësaj ka ndërhyrë sekretari organizativ i PD-së Sahit Dollapi i cili i ka tërhequr protestestuesit, ndërsa Basha ka thënë këto fjalë:

Vëllezër e motra mos prekni asnjë oficer police, mos i prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servisë të inkriminuar, edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë kam punuar me ta, ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon Rama ik!.

SHPËRNDAJE