Pamjet tronditëse nga Kina, qyteti 11 milionë banorësh është kthyer në qytet fantazmë

Kina ka vendosur në izolim një zonë me 56 milionë banorë ndërsa në rregjim të ashpër është qyteti i Wuhanit me 11 milionë banorë.

Një shtetase amerikane që jeton atje nuk ka mundur të largohet por ka publikuar pamjet nga rrugët dhe sheshet e Ëuhanit ku askush nuk lëviz.

Të gjithë janë mbyllur nëpër banesa, dhe nuk kontaktojnë me askënd si masë për të mos u prekur nga virusi i përhapur në qytet. Ndërkohë që për disa ditë në dyqane pati dyndje të njerëzve që merrnin ushqime për të qëndruar gjatë në izolim.

Fotot e realizuara prej saj, janë publikuar nga mediat britanike:

 

Ky qytet ngjason tashmë me ndonjë fantazmë. Të gjitha rrugët janë të zbrazura.

Dyqanet të gjitha janë mbyllur, ngërzit kanë braktisur tërësisht këtë qytet 11 milionë banorësh.

SHPËRNDAJE