Pandemia Covid-19: 1 miliard euro janë humbjet në sektorin privat

Përkundër që qarkullimi i bizneseve ka shënuar rënie mbi 1 miliard euro në pandemi, deputetët të cilët paguhen nga taksapaguesit nuk janë llogaridhënës për miratimin e planit për rimëkëmbje ekonomike që parasheh edhe tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në Trust.

Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, derisa ka shtuar se kjo situatë duhet të shihet si mjaft shqetësuese nga ligjvënësit për dëmin që është shkaktuar nga pandemia Covid-19.

“Deri tani me të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës pothuajse qarkullimi i përgjithshëm ndërmarrjeve në Kosovë ka shënuar një rënie prej 1 miliard euro që për një shtet me një bruto produkt më të vogël në rajon, ky një miliard deri më tani do të duhej të shihet me një dramacitet nga ana e vendimmarrësve tanë dhe veprimi shtatorë të ishte më i shpejt dhe proporcional më dëmin që është shkaktuar”, thotë Zeka.

Përveç në sektorin privat, Zeka thotë se mosmiratimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, ka ngjallur pakënaqësi edhe nga ana e qytetarëve për mosrealizimin e paraparë të mjeteve nga Trusti.

“Tashmë kjo ka ngritë edhe pritshmërinë e qytetarëve, po flasim për një shumë të vogël që ata mund të përfitojnë, por megjithatë tash në publik është si një pritshmëri që qytetarët e kanë, edhe setcilia ditë vonesë natyrisht që rritë edhe pakënaqësinë e qytetarëve karshi ekzekutivit dhe legjislativit. Vendim-marrësit të jenë më llogaridhënës karshi qytetarëve. Tek e fundit ata janë në pozitat e tyre të rehatshme duke shpenzuar mjetet e buxhetit, parat e tatimpaguesve e të cilët kanë mbetur në pozitë shumë vështirë për shkak të pandemisë dhe mos veprimit të shtetëror, deklaron ai.

Kreu i Odës Ekonomike Amerikane ka thënë për KosovaPress, po ashtu se përdorimi i mjeteve të Trustit ka afekte pozitive në ekonomi.

“Do të jetë një efekte pozitiv në ekonomi nëse flasim për 100 deri 150 milion euro ashtu siç janë paraparë. Po të tërhiqeshin ato 10 përqind nga Trusti Pensional nuk mund ta relativizojmë ndikimin e këtyre mjeteve në ekonominë e vendit, por natyrisht që efektet do të jenë afatshkurtra ashtu siç do ta rrezikojë mirëqenien e pensionistëve kur do që qytetarët ta arrijnë moshën e pensionimit”, pohon Zeka.

Ai në fund ka thënë se kërkohet nga koalicioni Qeverisës që të arrin një konsensus edhe me partitë tjera opozitare që të votohet Plani për rimëkëmbje ekonomik.

Për këtë projektligj ka pasur dy tentativa për votim, por nuk ka pasur kuorum nga deputetët

SHPËRNDAJE