Paniku nga Covid-19, pasagjerët hidhen në ujë pasi dëgjojnë se ka të infektuar në bord

Paniku nga Covid-19, pasagjerët hidhen në ujë pasi dëgjojnë se ka të infektuar në bord

Paniku përfshiu pasagjerët e një trageti që po ankorohej në Maumere të Indonezisë, pas shpërndarjes së një thashethemi se në bord kishte persona të infektuar me koronavirus, pandemia e re me origjinë nga Kina që iu ka marrë jetën mijëra personave.

Menjëherë shumë prej tyre, të përfshirë nga histeria, morën vendimin të hidhen menjëherë nga trageti në ujë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga kjo ngjarje edhe pse vendi ku do të ankorohej anija ishte shumë pranë.

Pasagjerët ia arritën të dalin në breg dhe autoritetet vendosën bllokimin e mjetit lundrues dhe kontrolluan të gjithë personat e tjerë në bord për raste të dyshuarish me koronavirus. Pas kësaj ata u vendosën në karantinë dhe po kontrollohen nga policia.

Në momentin e kësaj ngjarje në traget udhëtonin 255 pasagjerë, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë që ktheheshin nga Malajzia.

SHPËRNDAJE