Pantina tregon se për çfarë arsye po ndodhin dorëheqjet e njëpasnjëshme në VV

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka thënë se dorëheqjet e njëpasnjëshme që po ndodhin nga partia, janë si pasojë e një mospajtimi të brendshëm për një kohë shumë të gjatë.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Pantina, ka thënë se edhe ajo është e pakënaqur me mënyrën se si po ndodhin gjërat, duke thënë se në rast të mos gjetjes së një gjuhe të përbashkët brenda partisë, secili deputet do të vendos për fatin e tij politik.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur sot në Kryesi, megjithatë edhe unë i kam pakënaqësitë e mia lidhur me ato se çfarë kanë ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje, ose çfarë po ndodh kohëve të fundit”, ka deklaruar Pantina për Blic.

Sipas saj këto dorëhqeje janë si pasojë e mos gjetjes së një gjuhe të përbashkët brenda partisë.

“Këto zhvillime nuk i bëjnë mirë partisë, por këto janë rezultat i një mospajtimi për një kohe të gjatë. Nuk është që kanë ndodhë brenda javës. Dhe meqenëse nuk kanë gjetur zgjidhje deri tash, mendoj sekëto dorëheqje janë si pasojë”.

Ajo ka thënë se në rast të mos gjetjes së një gjuhe të përbashkët, secili do të vendos për fatin e vet politik.

“Por ne do të ulemi dhe njëherë të shohim se a do të mund të gjejmë rrugën bashkë, apo secili do të vendos për fatin e vet politik, qoftë brenda apo jashtë Lëvizjes Vetëvendosje” ka përfunduar ajo.

Visar Ymeri ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, ndërsa sot dorëheqjen nga Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë edhe Dardan Sejdiu./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE