Para ndeshjes me Zvicrën FIFA dënon ashpër Serbinë

FIFA ka dënuar Serbinë dhe Meksikën me nga 10 mijë franga për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve në ndeshjet e xhiros së parë të Botërorit, njofton AP.

Në arsyetimin e FIFA-s theksohet se tifozët serbë në ndeshjen kundër Kosta Rikës kanë paraqitur banerin fyes politik që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botëroret.

Sipas arsyetimit, transmeton Koha.net, tifozët meksikanë në ndeshjen kundër Gjermanisë kanë brohoritur parulla diskriminuese dhe fyese kundër komunitetit LGBTI kur portieri Manuel Neuer përgatitej për të degazhuar topin.

Theksohet se bëhet fjalë për brohoritjen që është e popullarizuar në Amerikën Latine dhe për këtë shkak FIFA i ka dënuar shumë federata latino-amerikane gjatë kualifikimeve për Botëror.

Vlen të theksohet se Serbia takohet me Zvicrën të premten në Kalingiard me fillim nga ora 20:00.

SHPËRNDAJE