Para se të takohet sot me Isa Mustafën, Albin Kurti bën këtë veprim

Para se të takohet edhe njëherë me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, Albin Kurti pritet ta mbledhë kryesinë e partisë së tij.

Një mbledhje e tillë ishte mbajtur edhe dje, por që detajet e mbeldhjes nuk u bënë publike.

Tutje, sot është afati i fundit për Kurtin, që ta dorëzojë emrin e kandidatit për kryeministër, tek presidenti Thaçi.

Kurti sot në orën 15:00-të do takohet edhe njëherë me kreun e LDK-së, Isa Mustafën pas takimit të djeshëm, ku në fund rezultoi pa marrëveshje.

Kujtojmë se zgjedhjet e 6 tetorit, nxorrën fitues Lëvizjen Vetëvendosje, e cila lidhi partneritet për qeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Aktualisht, këto dy parti ende nuk e kanë zyrtarizuar koalicionin e tyre për shkak të mos finalizimit të marrëveshjes.

SHPËRNDAJE