Para vazhdimit të dialogut, Von Cramon ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Von Cramon ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë para vazhdimit të dialogut.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka vlerësuar se Kosovës dhe Serbisë i nevojitet një angazhim i mirëfilltë edhe rreth temave të vështira, teksa ka thënë se shpreson që bisedimet Hoti-Vuçiq të mos ndërpriten.

“Shpresoj të mos ndërpriten bisedimet, dhe takimi i radhës të mbahet ashtu si është planifikuar. Të dyja palëve u duhet një angazhim i mirëfilltë edhe në temat e vështira dhe nuk mjafton të nënshkruhet një marrëveshje, zbatimi duhet të pasojë dhe të vlerësohet”, ka shkruar ajo në Twitter.

Si është bërë e ditur nga BE-ja, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u ka dërguar ftesa palëve që së pari të ketë takim të dielën e të hënën, e takimi Hoti-Vuçiq të zhvillohet të martën, takim që ende nuk është konfirmuar.

Kjo pasi që pala serbe është duke insistuar që pjesë e diskutimeve të bëhet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe gjë e cila është refuzuar nga pala kosovare.

SHPËRNDAJE