Parajsa shndërrohet në “ferr”

Numri i të vdekurve në zjarret që po kalojnë nëpër Kaliforni sipas zyrtarëve është rritur në 25. Kjo vjen pasi 14 trupa të tjerë u zbuluan pranë qytetit të shkatërruar Paradise në veri të shtetit, duke e çuar numrin e të vdekurve të konfirmuar atje në 23. Dy persona të tjerë humbën jetën në jug, pranë Malibu, transmeton rtv21.tv.

Rreth 250 mijë njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur flakët shkatërrimtare të tre vatrave të mëdha të zjarrit në këtë shtet amerikan.

Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i zemëruar duke vënë gishtin tek menaxhimi i dobët i autoritetit të pyjeve për zjarret.

SHPËRNDAJE