Paralajmërimi i Enver Hoxhajt që të gjithë po e presin pas miratimit të demarkacionit

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie lidhur me miratimin e djeshëm në Kuvend të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është vital për sovranitetin e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se nga sot institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë me Brukselin për të kuptuar se kur qytetarët do të lëvizin pa viza.

“Kemi pasur një mbledhje të kryesisë së partisë ku kemi debatuar për shumë zhvillime. Arsyeja kryesore pse e kemi ftuar këtë konferencë është ngjarja e madhe që ka ndodhur dje, ratifikimi i demarkacionit. Dua t’i falënderoj 80 deutetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me votën e tyre i thanë jo izolimit dhe bllokimit të vendit. Kjo marrëveshje është vitale për Kosovën sepse kompleton sovranitetin e Kosovës”.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Nga dita e sotme institiucionet duhet të komunikojnë sa më shpejtë me Brukselin për të parë se çka do të ndodh me lëvizjen e lirë. Ta dijmë se kur do të përmbyllet ky proces”.

“Vota pro ratifikimit është përmbushje e kushtit vendimtar, më të rëndësishëm që qytetarët të lëvizin lirshëm. PDK ka pasur një qëndrim të pandryshueshëm, të prerë për ta ratifkuar marrëveshjen dhe ne e shohim votën e deputeteve të rëndësishme, vendi ka hyrë në fazë të re, është pikë kthese. Jemi të interesuar të kemi konsensus politik edhe per tema të brendshme. Radha është për forminin e ushtrisë. Ajo cfarë duhet të beje qeveria dhe opozita duhet që të jemi unik.”

Hoxhaj ka thënë se politika kosovare duhet të ketë konsensus edhe për çështje siç është formimi i ushtrisë.

Ai ka shtuar se Lista Serbe ka vendosur veto të jashtme kundër formimit të ushtrisë së Kosovës dhe kjo sipas tij kjo nuk duhet të ndodh.

Hoxhaj tutje tha se ky vit do të jetë vendimtar për formimin e ushtrisë.

“Sa i takon ushtrisë qëndrimi ynë ka qenë se nuk duhet të ketë veto të jashtme. Menyra se si Lista Serbe është sjellë ka qenë veto e jashtme. Kjo gjë nuk mund të bllokohot në vazhdimësi, askush nuk mund ta bllokojë formimin e ushtrisë. Viti 2018 do të jetë vit vendimtar që Kosova të ketë ushtrinë, e cila nuk paraqet kërcënim për askënd”.

SHPËRNDAJE