Paralajmërimi i “frikshëm” i këshilltarit të presidentit për dialogun me Serbinë

Gjithmonë marrëveshjet janë arritur me kompromis. Edhe kësaj radhe do të ndodhë kështu. Por, mos prisni nga Kosova dhe Serbia të tregojnë se cilat do të jenë kompromiset deri në fund të dialogut. Kushdo që mendon se Presidenti është kundër dialogut dhe kompromisit do të mbetet i zhgënjyer. Elemente të marrëveshjeve ndërkombëtare do të gjejnë zbatim edhe te marrëveshja Kosovë-Serbi. Por, përfundimi i dialogut nuk do të jetë as më pak e as më shumë se njohje reciproke.

Çollaku ka treguar se ndërmjet dy shteteve ka pasur marrëveshje edhe në bisedimet e mëhershme, por ai ka thënë se kompromise do të ketë edhe tani në fazën e fundit të këtij procesi.

“Kush do që ka pak njohuri fillestare për negociata, e ka të qartë se marrëveshjet eventuale, arrihen vetëm nëpërmjet kompromiseve të dyanshme ndërmjet palëve negociuse. Kështu ka ndodhur edhe në kuadër të dialogut të deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E kështu do të ndodhë edhe në fazën e fundit të këtij procesi. Ndërsa elementi tjetër thelbësor në negociata është fakti që asnjëra palë e përfshirë në proces/ dialog, nuk i bën publike kompromiset deri në momentin kur arrihet marrëveshja përfundimtare. Prandaj është joreale të pritet që qoftë Kosova apo Serbia do të bëjë publike kompromiset eventuale ende pa filluar negociatat. Një gjë e tillë nuk ndodh në asnjë proces negociator”, tha Çollaku.

Çollaku tregon se Kosova ka qenë e gatshme gjithmonë për dialog dhe kompromise, sipas tij kjo është vetmja mënyrë për të ecur përpara në realizimin e vizionit të Kosovës për integrime euro-atlantike.

“Bekim Çollaku: Kosova gjithmonë ka qene dhe mbetet e gatshme për dialog dhe kompromis. Kjo është e saktë sot, nesër dhe gjithmonë, sepse ne asnjëherë nuk kemi humbur nga përfshirja në dialog. Përkundrazi, Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka qenë pjesë e proceseve dialoguese dhe humbëse atëherë kur nuk është përfshirë. Pra, kushdo që pret se Presidenti do të thotë që Kosova nuk është e gatshme për dialog dhe kompromis për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, do të mbetet i zhgënjyer. Dialogu dhe kompromisi janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara në realizimin e vizionit tonë për integrime euro-atlantike’, tha Çollaku.

Çollaku tha se nuk përjashtohet mundësia të gjejnë zbatim marrëveshjet e ndryshme që kanë ndodhur në raste të caktuar ndërmjet shteteve të ndryshme gjatë bisedimeve të tyre pë zgjidhjen e problemeve, por sipas tij Kosova është rast i veçantë dhe marrëveshja përfundimtare do të jetë normalizimi i marëdhënieve me Serbinë.

“Bekim Çollaku: Sigurisht që elemente të caktuara nga marrëveshje të ndryshme që kane ndodhur në raste të caktuara në të kaluarën, mund te gjejnë ndoshta zbatim edhe në rastin tonë. Kjo nuk përjashtohet, por nuk është e domosdoshme. Por, Kosova vazhdon të mbetet një rast i veçantë – sui generis, dhe mendoj që edhe marrëveshja përfundimtare ligjore obliguese për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, mund te jete e tillë”, tha Çollaku.

Këshilltari i presidentit thotë se normalizimi i mardhënieve me Serbinë do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Bekim Çollaku: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Asgjë më pak apo më shume. Kjo është logjike, sepse Serbia nuk mund t’ia sigurojë Kosovës ulësen/anëtarësimin në OKB. Mirëpo, njohja e Kosovës nga Serbia, e lehtëson në mënyrë të ndjeshme procesin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, pastaj krijon një momentum pozitiv që edhe pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta marrin vendimin e tyre për njohjen e Kosovën. Duke e bërë një gjë të tillë, atëherë Kosovës i hapet rruga për integrim në BE dhe NATO. Këto janë pak a shumë pritjet tona në kuadër të këtij procesi kompleks dhe me shumë të panjohura ende. Mirëpo nuk ka alternativë tjetër më të mire se dialogu”, tha Bekim Çollaku për gazetenexpress.com.

SHPËRNDAJE