Paralajmërimi i frikshëm i psikiatrit kosovar: COVID-19 ka ndikim të madh në shëndetin mendor edhe pas shërimit!

TOPSHOT - Medical staff take care of a Covid-19 patient in the intensive care unit at the University hospital of Aachen, western Germany, on April 15, 2020 during the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by Ina FASSBENDER / AFP) (Photo by INA FASSBENDER/AFP via Getty Images)

Neuropsikiatri kosovar, Jusuf Ulaj, përmes një shkrimi në facebook, ka paralajmëruar se virusi COVID-19 do të lë pasoja të mëdha në popullsinë e Kosovës.

Sipas Ulajt, psikiatrat e psikologët duhet të përgatiten për maratonën e madhe pasi që i presin shumë punë.

Shkrimi i plotë:

Sëmundja COVID-19, siç po manifestohet të disa raste të deklaruar nga IKSHP si “të shëruar”, ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor. Mospërmbajtja, intoleranca, impulsiviteti, agresiviteti fizik dhe verbal, frika dhe paniku, gjykimet iracionale janë vetëm disa nga simptomat që vërehen edhe nga joprofesionistët e shëndetit mendor. Pra, koleg të dashur psikiatër dhe psikolog përgadituni për maratonën – na presin shumë punë!

SHPËRNDAJE