Paralajmërohen protesta nëse nuk bëhet hapja e klubeve të natës në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ka kërkuar hapjen e klubeve të natës.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje organeve kompetente që bashkë të gjejnë një zgjidhje, e në të kundërtën Kllokoqi ka paralajmëruar se do të organizojnë protesta.

Postimi i plotë:

“Si Bashkëpronar i një klubi të natës në Prishtinë jam i detyrar të shpreh një mllef timin.

Shumë standarde të dyfishta po aplikohen e që po krijojnë konfuzion edhe në kokën time. Një lokal me 30m2 lejohet të punoj me 50-100 musafir, ndërsa një lokal i natës me 2000m2 nuk lejohet të operojë aspak.

Jam për rregulla por pa dëmtime në biznese të veçanta. Janë lejuar 7000 biznese gastronomie të operojnë e 16 klube të natës nuk po lejohen. Le të ketë një rregull të njejtë dhe ne do e përkrahim, sa persona lejohen në metra katror aq do i lejojmë. Klubi im ka edhe një teras/ambient i hapur. Ne kemi mundësi të zbatojmë çdo manual që na ipet sikur të na lejohet edhe operimi.
Ne, klubet e nates, e kemi perfitim remitencen, i kemi përfitimet nga diaspora e vera. Ne jemi duke vërejtur që ky numër i diasporës është tejet më i vogël se verat e kaluara. Nuk kemi numrin e njejtë të diaspores këtë vitë.

Ne punësojmë gjatë periudhës verore si ZONE Club më shumë se 150 persona me gjendje financiare jo të mirë, e gjithë ata janë duke kaluar këtë kohë në varfëri të skajshme. Edhe ne si biznese po shkojm drejt bankrotit e edhe punetorët tanë drejt varfëris së skajshme. Pse?

Shtetet fqinje duke perfshire edhe Serbine nuk kane zbuluar vaksinen, por kane lejuar hapjen e klubeve fe nates si dhe mbajtjen e festivaleve me kapacitet 100.000 persona sepse ne po na shkaterron ekonomia. Po ashtu edhe Mali i Zi ka lejuar klubet e natës dhe festivalet të funksionojnë. E Shqipëria veres asnjëherë nuk ka funksionuar me klube me ambient të mbyllur të natës gjatë verës sepse ata gjatë verës shfrytëzojnë klubet e plazheve apo beach club në brengdete, e ato gjithashtu janë duke funksionuar.

Ju bëjë thirje Organeve kompetente që të na ftojn më për krijimin e nje manuali të ri dhe bashkarisht të gjejmë një zgjidhje që nuk demton bizneset tona në veçanti, gjithnjë duke u kujdesur për shëndetin e secilit individ që na viziton.

Në të kunderten ne do të organizojmë protesta në klubet tona, me distancë e me shenja sepse ATO PO LEJOHEN!”.

SHPËRNDAJE