Paralajmëron Kurti: Ky veprim do të thotë përgatitje për luftë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën serbe Danas duke folur kështu edhe për propozimin për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se ideja e tilla për shkëmbimin e territoreve janë të dëmshme dhe me pasoja të padurueshme. Ka thënë se këto ide vinë nga politikët autoritarë në Serbi.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

“Kishte ide të ndryshme për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit, por këto janë teza të dëmshme me pasoja të padurueshme.

Këto ide vijnë nga politikanët autoritarë në Serbi, të cilët konsiderojnë se territori është pronë private e sundimtarëve dhe jo një shtet i shtetasve të shtetit.

Politikanët autoritarë nuk e pranojnë Republikën sepse ato kryesisht nuk kuptohen. Ata janë tregtarët e mallrave, për ta gjithçka është një mall vlera e të cilit llogaritet”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Kurti ka thënë se tema për shkëmbimin e territoreve do të thotë përgatitje për një luftë të re.

“Duke folur për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit do të thotë përgatitje për një luftë të re”, ka thënë Kurti./Insajderi

SHPËRNDAJE