Paralajmëron zyrtari i LDK-së: PDK shpejt mund të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, nuk do të prishemi me AAK-në

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka komentuar përplasjet e fundit ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës LDK- AAK.

Ai në një përgjigje të shkurtër për Gazeta Blic ka përjashtuar mundësinë e prishjes së koalicionit me Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të drejtuar nga ana e Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të zgjerohet koalicioni qeverisës më PDK-në e Kadri Veselit.

“Nuk ka mundësi të prishjes së koalicionit me AAK, por nuk e përjashtoj mundësinë e bashkimit të partive tjera në koalicion, pra edhe PDK mund të bëhet pjesë e qeverisë”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa të dielën deklaroi se ka ndryshim të rrethanave pas paralajmërimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, prandaj dhe nuk e përjshton mundësinë e përfshirjes së PDK-së në qeveri.

Në anën tjetër ministrja nga rradhët e AAK, Meliza Haradinaj-Stublla kundërshtoi qëndrimin e Kryeministrit Hoti, duke thënë se askush nuk ka autorizim të bëjë patrullime të përbashkëta me xhandarmërinë serbe, deklaratë kjo që jep të kuptohet se në koalicion ka mospajtime dhe se mund të vijë deri tek shpërbërja e këtij koalicioni.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE