Parandalohet kontrabandimi i 1500 litra birrë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Dogana e Kosovës mbrëmë ka parandaluar kontrabandën nga regjioni i veriut ku një furgon transportonte pije alkoolike.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 njësit e doganës kanë ndaluar një automjet transportues Fiat Ducato që lëvizte në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Pasi kanë ndalur automjetin në fshatin Mazgit në magjistarlen Mitrovicë-Prishtinë në këtë automjet është ushtruar kontroll, ku edhe është verifikuar vozitësi nga Mitrovica, derisa në furgon kishte të ngarkuara pije alkoolike “birra” pa dokumentacion përcjellës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Pas kontrollit është konstatuar gjendja faktike:

Pije alkoolike pa mbulesë dokumentacioni përkatës (Birra ”Zajeqarsko” prodhim i Serbisë)- 148 arka x 20shishe x 0.5l Total 1480 L.

Furgoni dhe mallrat janë konfiskuar deri në përfundimin e procedurave kundërvajtëse.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

SHPËRNDAJE