Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme | Tabela

Java e parë e vitit 2018 fillon me mot të butë, priten edhe reshje shiu. Të hënën në mbrëmje vonë vende-vende priten edhe reshje shiu, që do të vazhdojnë deri të martën herët në mëngjes.

Ditën e martë, do të vazhdoj të mbajë mot i butë, kryesisht me vransira, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje me reshje të dobëta shiu, që më vonë ka mundësi të përzien edhe me borë.

Të mërkurën, parashihet të mbajë mot më i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Më vonë në mbrëmje priten të reshura shiu dhe bore. Të reshurat kohëpaskohe do të vazhdojnë edhe ditën e enjte, me borë në mëngjes, e ditën të përziera edhe me shi.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ndërsa, ditën e premte, do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3C deri +2C, e ato maksimale nga 5C deri në 10C.

Do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 2-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

SHPËRNDAJE