Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se reshje të intensitetit mesatar parashihen të shtrihen për gjatë relievit malor, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHK-ja bën të ditur se gjatë vikendit parashihet të mbajë moti i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell.