Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celcius, ndërsa maksimalet ndërmjet 16-22 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.