Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë, në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHK-së, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s.