Parashikimi i motit për fundjavë

Fundjava me mot të butë dhe mjegull rreth viseve të ulëta. Priten edhe reshje lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, moti sot në vendin tonë do të jetë më i butë. Në mëngjes dhe paradite reshje lokale shiu. Ditën vranësira të ndryshueshme. Në mbrëmje në vise të ulëta mjegull, vende-vende mundësi për riga shiu.

Kurse, nesër moti do të jetë i butë dhe pjesërisht vranët. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të luhaten nga +1C deri në +3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 11C.Era do të fryjë e lehtë nga drejtimesh të ndryshme 1-2m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar.

SHPËRNDAJE