Parashikimi i motit për këtë javë

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat herë pas here dhe vende-vende do të kushtëzojnë riga shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë reth 25-26 gradë Celsius.

Në Shqipëri gjatë natës së sontme do të vazhdojnë rrebeshet lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë në viset bregdetare dhe lokalisht edhe në vise tjera. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nesër pritet përmirësim i motit, por ende do të ketë ndonjë vranësire dhe ndonjë rigë shiu.

Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe mundësi për rrebeshe lokale shiu pasdite, ndërsa në Mal të Zi pritet mot i ngjashëm, por pak më stabil.

Të premten në tërë rajonin pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë nxehtë. Pasdite në veriperëndim të Shqipërisë priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Këto reshje ose rrebeshe shiu do të vijnë duke u zgjeruar dhe intensifikuar gjatë natës në të shtunën në shumicën e territorit të Shqipërisë por edhe Kosovës. Të shtunën në tërë rajonin na pret mot i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende dhe herë pas here priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën do të jetë më ftohtë dhe me pak reshje, kurse të hënën përsëri priten reshje të dendura shiu. Në viset më të larta malore mund të kemi reshjet e para të borës.

SHPËRNDAJE