Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, lexojeni para se të bëni plane

Situata meteorologjike në vendin tonë vazhdon të mbetet stabile, si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferike.

Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

SHPËRNDAJE