Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim, bëhuni gati për këto temperatura

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët në vazhdim në vendin tonë.

Ditëve në vijim mbetet mot më i ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu.

Në fundjavë freskët, kohëpaskohe me shi, shkruan Prishtina Weather.

Ky është parashikimi për 5 ditët në vijim:

16.07 – Pjesërisht me diell, ditën edhe me vransira. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

17.07 – Paradite intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen. Më vonë pasdite, mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

18.07 – Më freskët, kryesisht me vransira. Ditën kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu, që pasdite vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.

19.07 – Freskët, kryesisht me vransira. Ditën dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për rrebeshe shiu.

20.07 – Kryesisht me diell. Në mëngjes freskët, gjatë ditës më ngrohtë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 16C, e maksimale nga 26C deri 29C, e në fundjavë do të zbresin në 21C deri 23C.

Do të fryejë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë pëson rënie, e më pas pritet të rritet përreth vlerave normale.

SHPËRNDAJE