Parashikimi i Naim Rashitit, se kur duhet të kemi qeveri dhe president të ri

Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, ka dhënë analizën e tij për daljen nga kriza politike.

Në një shkrim të gjatë në Facebook, Rashiti ka thënë se deri në fund të muajit, Vetëvendosje duhet ta dërgojë emrin e mandatarit për kryeministër.

Rashiti ka thënë se është e rëndësishme që para se të shkohet në zgjedhje të reja, të gjendet një kompromis për emrin e presidentit.

Shkrimi i plotë:

Kryeministri dhe Lideri i VV-së, Albin Kurti duhet të kërkojnë mirëkuptim dhe shtyejnë procedurën e mandatimit të kandidatit për Kryeminsitër deri kah fundi I muajit.

Më pas duhet të mandatojë kandidatin për të krijuar një shumicë të re parlamentare. Opcionet janë:

1. Krijojë një shumicë të mjaftueshme me subjekte tjera dhe vazhdojë qeverisjen
2. Krijojë një qeveri me bazë të gjërë me mandate të plotë apo karakter të përkohshëm
3. Dështoj apo heq dorë nga formimi I

qeverisëNëse LVV dështon, dhe subjektet politike parlamentare nuk duan ta shpërndajnë parlamentin, mandatari i radhës që ofron një shumicë tjetër, ligjerisht e drejtë e politikisht vështirë të gëzojë të drejtën të formojë qeveri me mandat të plotë.

Kjo qeveri duhet të formohet për një vit dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen në pranverën e vonshme të vitit 2021.

Para zgjedhjeve, parlamenti duhet të zgjedhë një President me koncensus të gjerë politik. Kështu vendi do të shkojë një zgjedhje pa kalkulime për përfshirjen e të gjitha posteve të mundshme.

Poashtu deri atëherë subjektet poltike dhe parlamenti të bëjë reformën zgjedhore, përfshirë ndryshimi ne kuotës për pëfaqësimin gjinor.

Rregulloj me ligj veprimtarinë e subjekteve politike, përfshirë nje ligj për statusin e tyre, financat etj.

Qeveria ta kaloj një ligj për qeverinë më mbështetje të gjërë në kuvend.

Dhe të ndërtoj parimet dhe koncensusin për dialogn me Serbinë.

Pastaj në maj/qershor 2021, të kemi një garë të pastër zgjedhore politike për qeverisjen e vendit, pa vija të kuqe, por e vendosur mbi parime dhe kualitete.

Kështu do të vihej politika në rrugë të mbarë!

SHPËRNDAJE