Parashikon analisti kosovar: Kjo do të ndodhë me Qeverinë Haradinaj

Analisti politik, Astrit Gashi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini e ka komentuar funksionimin e Qeverisë Haradinaj.

Sipas tij, kjo Qeveri e drejtuar nga Ramush Haradinaj përkundër përplasjeve do të vazhdoj edhe disa kohë kështu.

E, kjo për faktin se sipas tij, partia më e madhe në koalicionin qeverisës- Partia Demorkatike e Kosovës, është në “pat pozicion”.

“Nuk do të shohim ndonjë veprim të kësaj qeverie, dhe kjo ndodhë për shkak të një pozicioni “pat” që është vendosur PDK. Kjo si rezultat i veprimit të Haradinajt për taksën. Dhe pozicioni “pat” i PDK-së, është pa rrugëdalje, pa rrezikim të madh në shumë drejtime”, tha analisti politik, Astrit Gashi.

Ndryshe, sot enga LDK nuk e kanë përjashtuar mundësinë e përfshirjes së LDK-së në Qeveri Gjithëpërfshirëse.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se partia e tij është e gatshme të hyjë në qeverinë gjithëpërfshirëse, të cilën e ka quajtur si opsion të dytë, pasi opsioni i parë janë zgjedhjet.

“Edhe në grupin parlamentar [të LDK-së] është diskutuar për mundësinë e qeverisë gjithëpërfshirëse dhe është thënë se nëse është në interes të vendit ne jemi të gatshëm të marrim këtë përgjegjësi”, ka thënë Gashi.

Ai ka sqaruar se nëse nuk ka kohë për zgjedhje të reja për shkak të thirrjeve se së pari duhet të mbyllet dialogu me Serbinë, atëherë qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet Kosova.

SHPËRNDAJE