Parashikon analisti kosovar: Nisma – AKR do t’i marrin kaq deputetë. Nëse AAK e përcjell Haradinajn, janë serioz për vendin e parë, PDK mund ta befasoj në këtë formë

Analisti politik, Astrit Gashi ka theksuar se Fatmir Limaj si kandidat për kryeministër, e ka më të lehtë t’u premtoj qytetarëve gjatë zgjedhjeve.

Sipas tij, Nisma edhe nëse do të shkonte e vetme do ta kalonte pragub.

“Nisma nuk do ta kishe problem pragun. Limaj vetëm vetë do t’i marrë diku 35 mijë vota”, tha ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Sipas tij, bashkë me AKR-në, Nisma do të shkoj në 10+ deputetë.

Ai duke komentuar PDK-në ka theksuar se kjo parti i ka punët tepër keq.

“Mirëpo, PDK e ka një strukturë shumë të madhe, dhe nëse do të arrin ta mobilizojë, atëherë mund të jetë befasi. Nëse i aktivizon edhe komandantët e PDK-së”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai duke komentuar mundësitë e Ramush Haradinajt, tha se nëse arrin ta përcjell AAK, atëherë është parti serioze edhe për vendin e parë.Blic