Paratë për gërmimin e varrezave në Serbi u shpenzuan për udhëtime zyrtare (Video)

6 mijë euro të ndara për trajnimet e stafit të Institutit të Mjekësisë Ligjore u harxhuan në një destinacion krejt tjetër.

4 mijë euro u dislokuan për dërgimin e ekspertëve mjekoligjorë në

Kizhevak, por 2 mijë të tjera ua mori borxh Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për një udhëtim zyrtar.

Dhe pas katër javësh që mjekoligjorët patën mundësi të shkonin në Kizhevak, paratë u harxhuan dhe të martën ekipi i ekspertëve nuk pati mundësi të udhëtonte për atje. KTV-ja ka provuar të kontaktojë Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për të marrë një sqarim se përse iu deshën paratë e Institutit, por ajo ishte e paqasshme.

Në fakt, si edhe çdo herë tjetër, për atje ka udhëtuar Prenk Gjetaj dhe ndihmësi i tij Kushtrim Gara, që të dy janë staf teknik.

Në anën tjetër, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar se arsyeja e mungesës është e njëjta si e herës së kaluar, pasi nuk kanë mjete financiare.

Ai ka treguar se për 4 javë punë efektive, kanë harxhuar 4 mijë euro, aq para kishte arritur t’i merrte brenda departamentit të tij, për m; tutje thotë se i mbetet në dorë Qeverisë.

Ministria e Drejtësisë thotë se është duke i shikuar mundësitë për gjetjen e mjeteve financiare.

Sidoqoftë, punimet tashmë janë në fazën përfundimtare dhe për më pak se dy javë ato do të mbyllen.

SHPËRNDAJE