Tayna publikon projektin “Kce”, “A bAn me fol” pjesë e klipit

Këngëtarja Tayna ditën e sotme bëri të ditur se ka realizuar projektin e ri, pjesë e të cilit do jetë djaloshi nga Drenasi i cili u bë i njohur në rrjete sociale për shprehjen “A bon me fol”.

Përmes një postimi në Instagram, mëngjesin e sotëm Tayna bëri të ditur se do mundohej ta kthente si diçka të bukur gjithë këtë çfarë ka ndodhur këtë periudhë.

“Une takova Besim Hajren,njerin prej djemve te videos „A bon me fol“.Besimi ishte njeri nder njerezit me te sjellshem dhe te dashur qe kam takuar.

Ai m‘tregoi per talljet qe ju kishin ndodhur sic i dim te gjithe dhe historia nuk ishte aspak e kendshme.Me vjen shume keq per ato qe degjova dhe besoj qe edhe juve.

Per te bere nje ndryshim,une vendosa te perdor fjalen e lartpermendur ne kenge dhe ta shendrrojme ate ne dicka te kendshme qe kjo histori te merr nje kahje tjeter.

Besimi tha se ishte i pajtimit,poashtu edhe per Ilirin tha se pranonte.Kenga vjen se shpejti dhe eshte me ndryshe se ajo qe ju vec e keni degjuar”, shkroi Tayna.

Tani, ajo sapo ka publikuar klipin e ri “Kce”, ku pjesë e tekstit të këngës është dhe shprehja “A bon me fol”./GazetaBlic

SHPËRNDAJE