Parim Olluri e bën ‘horë’ Ganimete Musliun, ja çka i zbulon

“Skandali Maxhuni” që ndodhi para disa ditësh, ku djali i shefit të AKI-së Shpend Maxhuni pas ndalimit nga policia kishte në veturë armë dhe narkotikë, ka nxitur reagime të shumta në vendin tonë.

Por si duket ‘miqësia’ e hershme me PDK-në ka bërë që atij t’i dalë në mbështetje deputetja e kësaj partia Ganimete Musliu, shkruan gazeta online Veriu.info

Ndaj kësaj situate ka reaguar gazetari kosovar Parim Olluri, i cili veprimin e deputetes Musliu e ka quajtur hipokrizi që bënë vlerësime varësisht prej interesave personale, duke bërë thirrje që në skandalin e ndodhur para disa ditësh të mos përzihet veprimtaria e babait dhe djalit.

Por Olluri nuk ka lëshuar pa përmendur disa raste që sipas tij Ganimete Musliu kishte përfshirë veprimtarinë e politikanëve të partive tjera dhe të prindërve të tyre, siç ka qenë rasti me Fisnik Ismailin dhe Dardan Sejdiun.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Parim Ollurit në facebook:

Shiheni deri ku shkon hipokrizia e nje deputeteje. Bene vleresime varesisht prej interesave personale.

Ganimete Musliu per skandalin e dajlit te Shpend Maxhunit: Nuk duhet te perzihet baba me djalin

Ganimete Musliu per Fisnik Ismailin: Baba i tij me alltia u endke në Kosovën e vrarë të viteve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij

Ganimete Musliu per Dardan Sejdiun : E kishte nanën gjyqetare të dhunshme të Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999.

Kjo edhe i etiketon te tjeret si te lidhur me Millosheviqin, ne momentet kur ka interes. Ndersa, ne rastet kur Hashim Thaçi ia kerkon atehere e bene ndarjen mes djalit dhe babait.

SHPËRNDAJE