Paris-Torino me biçikletë, kampioni i Botës duhet të mbajë premtimin

“Unë gjithmonë do të jem një kampion botëror dhe kjo është një krenari e madhe. Por tani një sezon i madh më pret te Juventusi, aty ku Cristiano Ronaldo sapo ka ardhur për të na ndihmuar të fitojmë tituj”.

Kështu tha Blaise Matuidi për mikrofonin e “Premium Sport HD”, pak ditë pas kthimit të tij në Torino.

Mesfushori francez do të bashkohet me grupin e Massimiliano Allegrit nesër.

Sa më shpejt të jetë e mundur, ai do të duhet të gjejë kohën për të përmbushur premtimin e bërë para Botërorit të Rusisë, se në rast të fitores së titullit të madh, sikurse bëri Franca e tij, do të ngasë një biçikletë nga Parisi në Torino.

Lidhur me këtë, Matuidi tha: “Është një premtim i imi, por do të jetë e nevojshme të gjejmë kohën, sepse nuk do të jetë e lehtë”.

SHPËRNDAJE