Parlamenti i Katalonjës merr këtë vendim të rëndësishëm

Parlamenti katalanas ka votuar për të shpallur pavarësinë nga Spanja.

Vendimi u mor gjatë një votimi të fshehtë në Barcelonë në ditën e të premtes pasdite, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Emrat e atyre që votuan për pavarësi u mbajtën të fshehur, pasi avokati spanjoll premtoi t’i akuzonte ata që votuan në favor të pavarësisë nën akuzën e “rebelimit”.

Deklarata vjen pasi qeveria spanjolle vendosi të votojë për zbatimin e nenit 155 të Kushtetutës, e cila lejon Madridin të administrojë drejtpërsëdrejti rajonin e shkëputur.

Gjatë seancës plenare të posaçme në parlamentin katalanas të premten, Carles Riera nga partia e majtë e kandidatëve për bashkimin e popullit, kërkoi që të votohej deklarata.

“Ne e marrim këtë hap në këmbët tona, me kokat tona, jo në gjunjë si të robëruar, por si njerëz të lirë pa frikë,” tha ai./Periskopi/

SHPËRNDAJE