Partia e Isa Mustafës theu rekord të shpenzimeve në fushatë zgjedhore

Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës, në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën me 6 tetor në Kosovë ka dalë kampion i shpenzimeve.

Të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregojnë se LDK nga data 25 shtator e deri më 6 tetor ka shpenzuar hiq më pak se 730 mijë euro.

Kjo i tejkalon të gjitha partitë tjera që ishin në garë.

Këtë shumë ka shpenzuar në përpjekje për të bindur qytetarët që votën e tyre të lirë ta drejtojnë tek kjo parti.

Nga fushata e realizuar 10 ditore këtë shumë e kanë shpenzuar në shpenzime të transportit, konferenca ditore, blerjen e mallrave.

Ndërkohë kujtojmë se LDK ka dalë si partia e dytë në zgjedhjet e 6 tetorit pas Lëvizjes Vetëvendosje./Gazeta inFokus/.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE