Partnerja e zbuloi se është i martuar, hyri në fushën e futbollit për ta rrahur para të gjithëve

Ndeshja e futbollit që po zhvillohej në Chongqing të Kinës, është ndërprerë nga një grua e mllefosur, kur ka kuptuar se i dashuri saj është i martuar me një tjetër.

Referi ka urdhëruar ndërprerjen e ndeshjes, teksa ajo e ndiqte duke e qëlluar nëpër fushë.

Po të pyes a je i martuar. Gruaja jote mund të mos brengoset, por unë po. Pse po sillesh kështu me mua, të dukem e lehtë për të më tallur”, ka thënë ajo, ndërsa e tërhiqte për dresin sportiv.

Disa bashkë lojtarë iu afruan për ta ndihmuar, por u larguan menjëherë, ndërsa videoja ndërprehet pa u kuptuar se si përfundoi ngjarja.

SHPËRNDAJE