Pas 17 vjete karrierë i thotë mjaft referimit gjyqtari i mirënjohur nga Mitrovica, Nazmi Raci

Pas saktësisht 16 vjet e 6 muaj gjyqtari i mirënjohur nga Regjioni i Mitrovicës, Nazmi Raci i ka thonë ‘stop’ referimit në futbollin kosovar.

Raci i cili ka ndarë drejtësinë në shumë ndeshje në futbollin kosovar pas lufte ishte gjyqtari më i vjetër në Superligë.

Kontributi i 44 vjeçarit është i madh andaj FFK, do të mbesë pa një puntor të madh sportiv në fushën e referimit.

Mirëpo e mira e gjithë kësaj është se Raci do të vazhdojë të kontribojë në futbollin kosovar, pasi tani e tutje do të jetë në detyrën e kontrollorit të gjyqtarëve në Superligë.

Lajmin për tërheqjen e tij nga referimi i’a ka kumtuar kornerit, vet gjyqtari Raci i cili ka falenderuar të gjithë bashkëpuntorët e tij gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në stadiumet e Kosovës.

“Falenderim i madh shkon për ikonën e futbollit kosovar, legjendën, presidentin e ndjerë Fadil Vokrri, pastaj kryetarin e shoqatës sëgjyqtarëve Përparim Hasani, gjithë bashkëpuntorëve të cilët ishin të shumtë për gjatë këtyre viteve. Patjetër një falenderim i madh shkon për skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë”, deklaroi Raci.

Regjioni i Mitrovicës përherë ka dhënë gjyqtarë shembullorë, andaj hapat e Racit pritet ti ndjekin shumë gjqytarë të ri e të talentuar në të ardhmen./Korneri.net

SHPËRNDAJE