Linda Halimi ka vendosur t’i rikthehet muzikës, e pikërisht këtë do ta bëjë në Shqipëri.
Këngëtarja shqiptare e cila ka vite që jeton në Amerikë ka vendosur të rikthehet në Kënga Magjike të këtij viti.
Kjo pjesëmarrje e saj vjen pas 9 vitesh, kur dhe u përjashtua së bashku me bashkëshortin e saj Big D, dhe Nora Istrefin.
Treshja u përjashtua si rezultat i vonesës 30 minuta në prova, dhe po ashtu u dënuan me gjashtë vite pa të drejtë pjesëmarrje në këtë festival.
Konfirmimin për Kënga Magjike e ka bërë vet Linda Halimi përmes një postimi të bërë në Instagram./GazetaBlic