Pas arritjes së marrëveshjes për demarkacionin presidenti Thaçi godet rëndë të gjithë liderët politik

Hashim Thaçi e ka quajtur të jashtëzakonshme marrëveshjen e re të demarkacionit të arritur ndërmjet partive politike në Kosovë. Ka thënë se liderët edhe në raste tjera duhet t’i tejkalojnë interesat private e partiake.

“Marrëveshja e sotme e partive politike për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, është një lajm jashtëzakonisht i rëndëishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen”, ka shkruar Thaçi, pasi është arritur Marrëveshja e re.

Ka kritikuar edhe liderët e partive duke i këshilluar që për interesa private e partiake të mos e mbajnë peng Shtetin. Por, nuk ka përmendur emra.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve per temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private”, ka shtuar ai.

Marrëveshja e arritur sot ndërmjet partive politike i hapë rrugë miratimit të demarkacionit me Malin e Zi. Në marrëveshjen e re, Raporti i Shpejtim Bulliqit për demarkacion do të jetë vetëm informues. Do të jenë në Marrëveshje edhe disa raporte tjera dhe Deklarata e Presidentëve kosovar dhe malazez me të cilën zotohen për korrigjimin e gabimeve eventuale të kufirit shtetëror.