Pas caktimit të seancës për demarkacion, LDK ka një kusht për votën pro demarkacionit…!

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se në rast se po zhvillohen bisedime me Listën Serbe për votimin e demarkacionit dhe ajo ka kushte për votat e saj, që lidhen me Trepçën, Asociacionin dhe çështje tjera, atëherë LDK’ja mund ta shqyrtojë pozicionin e saj.

Në një intervistë për Periskopin, Gashi ka thënë se demarkacioni tashmë është problem i koalicionit qeverisës.

“Është çështje që duhet ta zgjidhë koalicioni, nuk është më çështje e jona. Ka spekulime të ndryshme se Lista Serbe ka kërku koncesione si në Trepcë, në Asociacionin këto duhet shikuar me kujdes dhe nëse këto vërtetohen dhe nuk janë spekulime, atëherë LDK do marrë qëndrimin e duhur dhe vendimin e duhur”, ka thënë Gashi./Periskopi/

Intervistë me deputetin e LDK-së, Arben Gashi

Publié par Periskopi sur jeudi 15 mars 2018

SHPËRNDAJE