Pas Cristiano Ronaldos, viktima është Salah (FOTO)

Trendi në rritje i skulpturave të çuditshme të yjeve të futbollit ka një viktimë të re, Mohamed Salah.

Në vijim të zbulimit e inagurimit të kopjes së shëmtuar të Cristiano Ronaldos jashtë një aeroporti të Portugalisë dhe të skulpturës së Diego Maradonas në Indi, një tjetër skulpturë në nder të yllit të Liverpool, Salah është shfaqur për publikun në Egjipt.

Pas sezonit të tij të shkëlqyer për “Të Kuqtë” vitin e kaluar dhe paraqitjes në Kupën e Botës me Egjiptin, 26-vjeçari është shndërruar në një hero kombëtar dhe simbol për të rinjtë e Egjiptit. Forumi Botëror për të Rinjtë që mbahet në Sharm El Sheikh ka zbuluar një skulpturë, vepër e Mai Abdel Allah për nder të Salah, të konsideruar si një shembull përkushtimi dhe vendosmërie.

Gjithsesi, me krahët e vegjël, këmbët dhe trupin gjithashtu, në krahasim me kokën shumë të madhe, statuja është shndërruar menjëherë në një objekt tallje në rrjetet sociale, madje ka mendimese kjo skulpturë është edhe më e shëmtuar se ajo e Ronaldos vitin e kaluar në Madeira.

Pavarësisht perceptimit të shëmtuar të Salah në bronz, vetë futbollisti vijon të shkëlqejë e mahnitë te Liverpool. Ai numëron shtatë gola dhe tri asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat me Liverpoolin këtë sezon, që ndodhet dy pikë poshtë Manchester City, kryesues në Premier League.

SHPËRNDAJE