Pas dështimit të Kosovës, Vuçiq dhe Daçiq me një veprim të përbashkët

Pas dështimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it mediat serbe kanë njoftuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq do të mbajnë një konferencë për media.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter.

Nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL’it, ku është i pranishëm ministri i brendshëm serb, ai ka publikuar një fotografi dhe ka shkruar një mbishkrim në të “Pobega” – “FITORE”./Express

SHPËRNDAJE