“Pas divorcit fle dyshe e treshe”, aktorja flet për fillimet e martesës që përfundoi në ndarje: Nuk dola 3 ditët e para nga dhoma

Aktorja dhe ish-Missi Arjola Demiri është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për deklaratat e saj të drejtpërdrejta, por edhe për rolet e saj që kanë bërë gjithmonë zhurmë. E ftuar në “E Diell” ajo është pyetur se çfarë ndodh me të pas divorcit.

“Kam 7 vjet që jam divorcuar” tha ajo “dhe më shkruajnë shumë meshkuj, ndër ta dhe futbollistë, por unë i refuzoj se janë të vegjël” ka pohuar aktorja 35 vjeçare.

Por me kë ka fjetur Arjola Demiri gjatë këtyre 7 viteve?

aud

“Unë fle dyshe dhe treshe, si të më vijë” ka habitur fillimisht aktorja me deklaratën e saj duke argumentuar se jetën pas divorcit ajo ia ka dedikuar tërësisht fëmijëve dhe karrierës.

Janë pikërisht 3 fëmijët, “partnerët” me të cilët Demiri ndan shtratin dhe ky moment me ta, e bën të ndihet nëna më e lumtur në botë.

Arjola ka folur gjithmonë për divorcin, por shumë pak sesi është ndjerë në ditët e para të martesës.

auto_qewqweqw1568291967

Në “E Diell” ajo rrëfeu: “Deri kur bëra 19 vjeç, s’kisha parë njerëz të putheshin në buzë derisa pashë çifte duke u puthur tek qyteti Studenti kur fillova studimet në Tiranë” tregoi me sinqeritet ajo.

auto_aaaaa-11577529437

Sa i takon fillimeve të martesës së saj, ajo kujton se ka pasur një dashuri shumë të fortë dhe të pastër.

“Kur u martova, 3 ditë nuk kam dalë nga dhoma” deklaroi ish-Missi duke nënvizuar faktin se pasioni mes saj dhe ish-bashkëshortit ka qenë shumë i madh.

51503829_384423928775309_9145411788956665206_n

“Gazetarët më pyesin tërë kohës për divorcin, unë s’mund t’i gënjej” ka thënë Demiri duke hedhur poshtë zërat se këto deklarata i ka bërë thjesht për scoop-e.

“Ka momente që qaj, por në 2020 kam vendosur që të mos derdh më asnjë kokërr loti për asnjë mashkull” tha më e vendosur se kurrë Arjola.