Pas dy muajsh, policia gjen kokën e prerë të gazetares suedeze Kim Wall

Zhytësit danez kanë gjetur një çantë ku mbante pjesë të trupit dhe rroba të gazetares suedeze, Kim Wall.

Policia daneze që është duke e hetuar vrasjen e gazetares suedeze Kim Wall ka gjetur pjesë të trupit të saj, përfshirë edhe kokën e saj të prerë në një çantë në detin danez.

Gazetarja e pavarur, siç shkruan The Guardian, u pa për herë të fundit e gjallë më 10 shkurt, kur ajo shkoi për të intervistuar Peter Madsen. I njëjti është duke u akuzuar për vrasjen e saj. Trupi i saj u gjet në breg, 12 ditë pasi ajo hipi në nëndetësen e Madsen, për ta zhvilluar intervistën, transmeton Gazeta Express.

Hetuesi i policisë, Jens Moller Jensen tha se zhytësit kishin gjetur kokën dhe këmbët e Wall’it, si dhe rrobat e saj dhe një thikë, në një çantë të plastikës që në të kishte edhe copa metalike të rënda, për ta bërë çantën të zhytet.

Çanta u gjet të premten, në afërsi të bregut ku u gjet trupi i saj më 22 gusht, pranë brigjeve të Kopenhagës.

Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se nuk kishte fraktura në kafkën e gazetares Wall. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Madsen, 46, pohon se Wall vdiq pasi u godit aksidentalisht nga një goditje e rëndë në nëndetëse, por një gjykatë e Kopenhagës thotë se gazetarja kishte 15 plagë të thikë në trupin e saj./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE