Pas dy vdekjeve në Suharekë, Policia e Kosovës jep njoftimin e rëndësishëm

Dy raste shumë të rënda kanë ndodhur sot në Suharekë, ku dy persona humbën jetën.

Të dy rastet kanë ndodhur në Suharekë, teksa në krimin e dytë, raportohet se pas një konflikti familjar, viktima është qëlluar për vdekje nga vëllau i tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës.

Në ndërkohë, në lidhje me këto raste, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet me fillim nga ora 15:00.

SHPËRNDAJE