Pas Exit Poll të Klan Kosovës, Fatmir Limaj befason me deklaratën e tij

Kreu i koalicionit NISMA-AKR, Fatmir Limaj, në një konferencë për media pas mbylljes së qendrave të vendvotimit, ka thënë se partia e tij ka arritur një rezultat shumë të mirë.

Ai ka thënë se kanë fituar 7 deputetë dhe se po presin që të fitojnë edhe të 8-in.

“Kjo është një pjesë e procesit zgjedhor. Tashmë është procesi nën KQZ-në të administroj edhe këtë pjesë. Falënderoj votuesit. NISMA ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm. I kemi 7 deputetë, po luftojmë për deputetin e 8-të. NISMA do të jetë parti vendimtare për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Limaj.

Megjithatë sipas një Exit Polli të Klan Kosovës koalicioni me Limajn në krye nuk e ka kaluar pragun.

Koalicioni ndërmjet NISMA-së dhe AKR-së sipas Exit Pollit të publikuar nga Klan Kosova nuk do ta kalojë pragun zgjedhor .

Në Exit Poll të Klan Kosovës ka marrë vetëm 4.41 %

SHPËRNDAJE