Pas futjes së xhandarëve serbë, Kamishi kërkon dorëheqjen e Qëndron Kastratit: Ndikoi në shpërngulje duke mbyllur shkollat në brezin kufitar

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas hyrjes së trupave serbe në Karaçevë të Kamenicës, shkruan Veriu.Info

Ai ka kritikuar ashpër kryetarin e komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, duke e fajësuar për shpërnguljen e banorëve të asaj pjese. Haxhiu ka thënë se mbyllja e shkollave në brezin kufitar për banorët e kësaj pjese ndikoi në shpërnguljen e tyre.

Për këtë arsye, Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Kastrati.

Tutje, Haxhiu ka thënë se drejtori i Policisë kufitare duhet të jap dorëheqje ose përndryshe të shkarkohet. /Veriu.Info

Postimi i plotë:

Komuna e Dardanës/Kamenicës mbylli shkollat në brezin kufitar, për pasojë e kemi shpërnguljen e popullatës dhe ja pasojat dhe rezultati, xhandarët e Serbisë shetisin nëpër Karaçevë lirshëm.

Qendron Kastrati, kryetar i Komunës se Dardanës i zgjedhur nga LVV do të duhej të jepte dorëheqje nga posti i tij, sepse jo që nuk po i mbështetë banorët e brezit kufitar, por ua mbylli edhe shkollat me çka i detyrojë të shpërngulen nga ajo pjesë, e në anën tjetër lejoi hapjen e kazinove në territorin e komunës se tij.

Po ashtu, drejtori i policisë kufitare nese nuk jep dorëhqje, duhet të shkarkohet brenda 24 orëve.

Njerëz në këto pozita kanë përgjegjësi për kufijt e komunës e tërë Kosovës, në të kundërtën duhet t’i lshojnë ato pozita për ata që kanë dije e guxim.

Në raste të tilla tregohet patriotizmi, trimëria dhe gatishmëria për t’a mbrojtur vendin në çdo cep, e jo në fb e konferenca shtypi

Publiée par Bekim Haxhiu sur Samedi 8 août 2020

SHPËRNDAJE