Pas gafës së Eneda Tarifës, tashmë videot e Jonida Maliqit nga Eurovision po ‘thyejnë rrjetin’

Këngëtarja Jonida Maliqi është përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion me këngën ‘Ktheju tokës’. Jonida do të këndojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe renditet e 14.

Ndërkohë në rrjetet sociale kanë qarkulluar videot ku Jonida ka dhënë intervista me gazetarët e Eurosong.

Anglishtja e saj ka lënë për të dëshiruar dhe gafat nuk i ka kursyer aspak. Kujtojmë se Eneda Tarifa ka qenë një tjetër nga këngëtaret e cila u kthye në qendrën e ‘gallatës’ pasi nuk i kujtoheshin fjalët në anglisht.

Emocionet bëjnë të vetën në fund të fundit…! Për më tepër ndiqni videot…!

SHPËRNDAJE